PS i ‘mbylli derën’ ndryshimit të Reformës Territoriale, PD propozon shtimin e 34 bashkive të reja! Shqipëria ndahet në rajone dhe…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme konkluzionet e grupit të punës që është marrë me hartimin e propozimeve për ndryshimin e Reformës Territoriale. Sipas selisë blu Shqipëria duhet të ketë në total 95 bashki asimetrike, nga 61 qe ka sot.

Pra demokratët propozojnë që të shtohen 34 njësi të tjera vendore. Ndërkohë që  harta e re të jetë në nivel Bashkie dhe Rajoni.

“Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:

  1. Bashkia, niveli pare.
  2. Rajoni (Qarku)
  3. Bashkitë

–    95 Bashki asimetrike,

–    Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki

–    50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe  shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.

–    50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit.

Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qendrore mbi një bazë kontraëtete bashkëpunimi”, theksojnë ekspertët e PD.

Konkluzionet e eksperteve te PD

Reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat ajo u ngrit:
1. Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja.
2. Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeve duke shkatëruar decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.
3. Goditi përfaqësimin e qytetarëve në bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhe llogaridhënien.
4. Dështoi në nxitjen e zhvillimit ekonomiko- social dhe zbutjen e varfërisë.

Platforma e PD
Përballë këtij realiteti të hidhur PD dhe DR. Berisha u angazhua seriozisht për të paraqitur përpara shqiptarëve alternativën e vet rreth Ndarjes Territorriale dhe një program reformues të plotë për Qeverisjen vendore.
Ky program cdo të realizojë një kthesë pozitive në strukturimin demokratik, vetqeverisjen, financimin, cilësinë e shërbimeve dhe vecanërisht eficencën e menaxhimit të njësive vendore.

Për këtë objektiv madhor u ngrit grupi i punës së ekspertëve të reformës territorial.
Grupi i punës i permiresimit te reformes administrative territoriale (GPRAT) përbëhet:
1. Oerd Bylykbashi, kryetar
2. Ylli Asllani, sekretar.
3. Ivi Kaso
4. Besnik Aliaj
5. Artan Hoxha
6. Luan Baci
7. Lorenc Luka
8. Adrian Turku
9. Ylber Zeneli
10. Agron Haxhimali
11. Ormir Rusi
12. Luan Baci
13. Voltana Ademi
14. Bujar Leskaj
15. Agron Sharra
16. Luan Muca
17. Bexhet Cobani

Aktiviteti i kryer i Grupit të Punës

Duke patur parasysh kohën në dispozicion u hartua një plan veprimi pilot me këto hapa:
1. U kërkua mendimi banorëve nëpërmjet shperndarjes nga deget e PD të një anketimi qytetar në gjithë territorin e vendit.
2. U hartua nga grupi i punës një draft paraprak i bazuar në studime dhe analiza të thelluara nga Agjensia Suedeze e Zhvillimi, Kolaboracioni Zvicerian dhe USAID
3. U krijua Forumi i të Zgjedhurve Vendorë si konsulent për ceshtjet vendore dhe si instrument për thithjen e mendimit të shoqërisë civile.
4. U organizuan takime të grupit të punës me qytetarë e të zgjedhur vendor në Qarqet Fier, Elbasan dhe Vlorë. Do të ketë takime të tjera edhe në Qarkun Shkodër, Sarandë etj.
5. Në 71 degët e PD u organizuan mbledhjet e kryesisë duke propozuar variantin e tyre sipas njesive vendore.
6. Takimi final I grupit të punës morri në shqyrtim të gjithë sugjerimet dhe përgatiti draftin final të Hartës së re territoriale.
7. Drafti i pregatitur po i paraqitet sot deputetëve për aprovim.
8. Do të organizohet së shpejti konventa kombëtare për paraqitjen e draftit dhe programit të PD për RAT dhe riorganizimin e qeverisjes vendore.
9. Grupi parlamentar i PD do të paraqesë projektligjin në Parlament.

Kriteret e PD ne hartimin e Hartes së re Territoriale
Kriteri “ një qeverisje sa më prënë qytetarëve” ishte kriteri bazë, krahas kritereve të njohura të zhvillimit ekonomik, social, kulturor, demografik, historik dhe marrëdhënieve tradicionale të bashkëpunimit midis komuniteteve
Objektivat e draftit të PD janë:
1. Rritja e përfaqësimit qytetar në vetqeverisjen vendore
2. Shkurtimi i distancës së qytetarëve me intitucionet e njesive vendore dhe shërbimet publike.
3. Krijimi I bashkive asimetrike në funksione dhe shërbime, si dhe në planifikimin e territorit.
4. Dyfishimi i financave vendore nëpërmjet ndarjes së taksave dhe shtimit të granteve.
5. Kthimi i zgjedhjeve të kryetraëve dhe llogaridhënies në cdo njesi administrative.
6. Përfaqësimi në Këshillin Bashkiak me këshilltar i cdo njësie administrative
Në përfundim:
Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:
1. Bashkia, niveli pare.
2. Rajoni (Qarku)

  1. Bashkitë

– 95 Bashki asimetrike,
– Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki
– 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.
– 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.

  1. Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.

Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore
a. Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone
b. Tirana, kryeytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe14 bashki me Kopetenca te kufizuara

Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për tu diskutuar e aprovuar prej jush të nderuar deputetë.

Zjarr Tv Ad