PS-ja mbledh Kryesinë, zbardhen dy pikat e ‘nxehta’

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Socialiste. Pjesë e axhedës së diskutimeve do të jenë tema të rëndësishme duke nisur nga bilanci politik tek ai i qeverisjes.

Gjithashtu vendimet që do të marrë sot kryesia e PS-së do të diskutohen pas katër ditësh në Asamblenë Kombëtare, e cila do mbahet me 28 dhjetor.

“BalkanWeb” mëson se mbledhja e Kryesisë së PS-së  ka nisur në orën 09:00. Mbledhja e fundit e kryesisë u zhvillua me 7 shtator, ndërsa në fokus të saj ishin diskutimet për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 30 qershor, saktësisht pas 6 muajsh.

Kjo mbledhje vjen pas pushimit të protestave të studentëve, të cilët protestuan  për më shumë dy javë para ministrisë së Arsimit dhe  kryeministrisë, duke kërkuar plotësimin e 8 pikave.

Pavarësisht ftesës për dialog nga shefi i qeverisë, studentët nuk kanë pranuar një ofertë të tillë duke u shprehur se pas pushimeve do të rikthehen sërish në rrugë.

Mes tjerash si pikë analize në tavolinë e mbledhjes së kryesisë është edhe puna e FRESSH pas përfundimit të përkohshëm të protestës së studentëve. Por krahas pikave të parashtruara më sipër, diskutimet përfshijë edhe riorganizimit të PS-së sipas kalendarit të miratuar në muajin shtator.

Në mbledhjen e sotme të PS-së ka pritshmëri për ndryshime edhe në kabinetin qeveritar, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë edhe mbi organizimi i Partisë Socialiste për në zgjedhjet vendore.

Ndërkohë mbledhja e Asamblesë Kombëtare  duhet të ishte zhvilluar disa javë më parë, por shkak për këtë shtyrje janë bërë emërimet e kryetarëve të partisë në disa bashki të vendit duke bërë që  Asambleja të caktohet me 28 dhjetor.

Zjarr Tv Ad