Deputeti demokrat Dashnor Sula, njëherazi edhe anëtar i Komisionit për Reformën zgjedhore deklaroi sot se në Shqipëri është e pafalshme që akoma votohet me metodën tradicionale.
Ai tha se reforma zgjedhore ka nevojë për vullnet politik, ndërsa shtoi se Partia Socialiste ka qasjen për të sjellë në parlament të fortët dhe të korruptuarit.
Dëshmia e të dashurës zbardhi vrasjen e 26-vjeçarit në Maliq, ja çfarë i tha ajo policisë për autorët e dyshuar të krimit tronditës
“Skandal i rëndë shtetëror”, Klodiana Lala pas ‘bombën’: Lidhet me një pjesëtar të familjes së Nuredin Dumanit!
Lanë shapkat anës rezervuarit që të dukej si vetëvrasje, dalin detajet tronditëse për të riun që u gjet i pajetë pas sherrit për një femër
“Mendoj që ky komision i reformës zgjedhore është i rëndësishëm në këtë moment që është ngritur, por mendoj se nuk është diçka e lehtë. Është një problematikë që mund të hasë në pengesa për shkak dhe të interesave partiake veçanërisht të PS. Mendoj se do kemi zhvillime të rëndësishme gjithsesi dhe gjithçka ka të bëjë me vullnetin politik, sepse ka shumë problematika dhe është e turpshme për politikën shqiptare që emigrantët nuk arrijnë akoma të votojnë në Shqipëri. Pastaj kemi parasysh që është e pafalshme që votohet akoma me laps apo numërimi me laps. Kjo është një defekt i madh që duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. S’ka logjik të rrish një javë për të numëruar votat kur mund të jetë votimi elektronik. Tani jemi në momentin që forcat politike dhe PS veçanërisht do të ketë të njëjtën qasje duke sjellë në parlament të fortë, biznesmen me fitim të dyshimtë dhe para më pas të përdorura për të blerë mandate apo edhe kemi parasysh elementë të korruptuar nga administrata. Ky është një realitet, dhe për ndryshimin e kësaj duhet vullnet politik dhe këtë e kanë në dorë kryetarët e partive”, u shpreh Sula.