PS kërkoi përjashtimin e dy deputetëve nga Kuvendi, akuzohen se kishin pirë alkol! Reagon Bujar Leskaj: Po për Ramën që kishte pirë drogë, do marrin masë?

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një moment tensioni u shënua në Kuvend teksa po bëhej gati për t’u votuar projektligjet e paketës fiskale dhe buxheti i vitit 2023.

Dy deputetët e PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka kanë debatuar me kryeministrin Edi Rama. Në pamje shihet momenti kur garda rrethon foltoren, teksa kryeministri qëndron i ulur në karrigen e tij.

Pas këtij episodi, Partia Socialiste do t’i kërkojë Kuvendit përjashtimin me 10 ditë nga punimet dy deputetët e PD-së. Sipas socialistëve, përjashtimi i tyre është kërkuar “për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit”.

Pas këtij incidenti, ka reaguar deputeti demokrat Bujar Leskaj. Në një prononcim për News24, ai u shpreh:

“Po për Ramën që kishte pirë drogë do kërkojë masë disiplinore? Se Rama kishte pirë drogë”.

Zjarr Tv Ad