PS kërkoi ta përjashtojë nga Kuvendi/ Salianji bëhet “trim”: Nuk ma …

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas kërkesës së PS-së për përjashtimin e disa deputetëve të opozitës për 10 ditë nga Kuvendi lidhur me bllokimin e foltores në seancën e fundit, ka reaguar deputeti Ervin Salianji.

Ai shkruan në rrjetin social të “Facebook” se veprimi i tij dhe deputetëve të tjerë ishte për mbrojtjen e interesit publik, pasi ata kërkuan interpelancë me kryeministrin lidhur me skandalin McGonigal, në të cilin është përmendur edhe emri i Ramës.

“Edi Rama nuk i ble dhe as kërcënon dot institucionet e SHBA dhe as i mbyll dot gojën mediave botërore me kërcënime, joshje apo shantazhe kërkon të eleminojë opozitën”, shkruan Salianji.

Deputeti shton se Rama përdor gjithçka për eleminimin e opozitës, por “memecëria parlamentare do të marrë fund”.

Postimi i plotë:

Memecëria parlamentare do marrë fund!

7 deputetë të PS që thuajse nuk flasin kurrë qenkan shqetësuar se pse ne si deputetë të opozitës kërkuam në seancë të mbrojmë interesin publik duke kërkuar fjalën! Kërkuam që Rama të përgjigjej në parlament para qytetarëve për super skandalin Rama- Mcgonigal!

Edi Rama nuk i ble dhe as kërcënon dot institucionet e SHBA dhe as i mbyll dot gojën mediave botërore me kërcënime, joshje apo shantzhe kërkon të eleminojë opozitën!

Pupacët që ka zgjedhur të bëjë kërkesën janë pjesë e memecërisë politike që duan ta kthejnë në normë parlamentare!

Përdor gjithçka për kërcënimin dhe eleminimin e opozitës, nga përoduki i çdo aseti për implikikin e Mcgonigal, pagesat korruptive, pêrdorimi i krimit, nuk rastësore që në krye të kërkesës për përjashtimin e deputetëve të opozitës qëndron një deputet që del në publikimet e gazetës Bild si i lidhur me bandat më famëkëqija të krimit në Shijak dhe Durrës!

Zjarr Tv Ad