PS kërkon shkarkimin e tij nga Banka e Shqipërisë, Malaj: Kërcënimet mi ka dërguar Taulant Balla

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Malaj reagon lidhur me nismën e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Mësohet se PS ka mbledhur firmat e 28 deputetëve për të kërkuar shkarkimin e ish-deputetit të selisë rozë, nën argumentin se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike dhe për këtë arsye nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë.

Por Malaj thotë se kërcënimet paralajmeruese ia ka dërguar Taulant Balla pas mospranimit të nderhyrjes së tij edhe me mesazhit me rekomandime partiake në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë.

Lidhur me këtë fakt ai bën sqarim të detajuar për gjithë dashamirësit e tij:

“1-E para dhe thelbësorja- vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë me integritet të lartë, profesionalizëm të thellë dhe dashuri të madhe.

Të treja këto vërtetohen gjatë përvojës 32-vjeçare në çdo angazhim, akademik, shoqëror dhe politik. Ju ka kam paralajmëruar që u bënë përpjekje maksimalen për të mos më rizgjedhur. Per interesat dhe emrat konkretë do të flasë fillimisht në procesin e ballafaqimit parlamentar. Në respekt të institucionit të Bankës së Shqipërisë nuk do të bëj asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional. Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës së Shqipërisë që nga vetingu për bankierët miliarderë që i çuan kreditë jo performuese të vendit deri në 50% të totalit, më lartë se në çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në bord janë të gjithë të dokumentuara në procesverbalet e mbledhjeve të Bordit. Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimit të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSh. Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqise, ky mund të jetë rasti i dytë që mazhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore, vetëm profesionalisht më trishton. Veprimi i tyre është i pastër politik, sepse shkeljet etike materializohet me cenim të reputacionit apo efiçencës së Bankës së Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare nuk konstatohen të tilla, por edhe ne 7 mbledhjet e Bordit gjatë vitit 2019, pas mandatit të ri,( mandatin e parë ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte në 3 korrik 2019. Sfidën e integritetit dhe profesionalizmit e kam përherë të fituar edhe gjyqin e ri partizan e kam të fituar moralisht, do ta fitoj edhe në rrugë gjyqësore po pagat dhe penalitete 7 vjeçare kush do ti paguajë 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptarë? Ky është thelbi i shqetësimit profesional.

Padia do të jetë individuale për çdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj të kërkojnë asistencë juridike përpara se të shpifin.

E fundit por më e rëndësishme kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim. Ditë të mbarë, Arbeni.

Zjarr Tv Ad