PS ngre Task-Forcë për zgjedhjet, Çupi: Për të qeshur e qarë!

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar për ngritjen e Task-Forcës nga Partia Socialiste në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ajo shkruan se kryeministri Edi Rama pasi mbushi listat me blerësit e votave dhe me hajdutët e taksave, tashmë ka ngritur edhe një task-forcë partiake për zgjedhjet. Për Cupin, tallje më të madhe se kjo nuk mund t’u bësh shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë duke shtuar se sot qytetarët do të tregojnë se nuk pranojnë një kryeministër si Rama, i cili i vjedhë dhe i tall ata çdo ditë.

“Për të qeshur e për të qarë. Pasi mbushi listat me bleresit e votave, hajdutet e taksave, gjobave te bizneseve, sherbetoret e krimit, krimin vete, Edi Rama paska ngritur nje task force partiake per zgjedhje. Qesharake dhe te pabesueshem deri ne piken e fundit! Jo vetem per perberjen e saj me specialistet e vjedhjes se zgjedhjeve, persona qe duhet te ishin para drejtesise si Gjiknuri e Manja per zgjedhjet e Dibres!

Janë qesharakë e te pabesueshëm, sepse ngrene nje task force partiake per zgjedhjet, kur partia e tyre ka vetë qeverinë, vete policinë, vetë cakton “rivalët”, vetë cakton rezultatin.

Tallje me te madhe nuk mund t’u bëhet shqiptareve dhe miqve ndërkombetare, te cilet po e bejne çdo dite e me te qarte se pa çuar ne burg hajdutet e zgjedhjeve, nuk ka per te patur zgjedhje as me 30 qershor, as me 30 dhjetor.Me pjesemarrjen me te madhe sonte ne oren 18.30 ne protesten me europiane te zhvilluar ndonjehere para kryeministrise, le te tregojme se shqiptaret nuk pranojne me te drejtohen nga nje kryeminister qe i tall dhe i vjedh çdo dite.”-shkruan ajo.

Kujtojmë se emrat e zgjedhur nga PS për Task-Forcën për zgjedhur janë; Gramoz Ruci, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Damian Gjiknuri, Arben Pellumbi, Sander Lleshaj, Erjon Brace.

 

Zjarr Tv Ad