PS nuk pranon ndryshimin e hartës territoriale, vjen përgjigjia nga deputetët e PD: Do të kemi referendum të qytetarëve

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë më herët nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili tha se qëndrimi i tyre ishte për mos-ndryshimin e hartës aktuale territoriale.

Çupi tha se vendimi i PS për mos-ndryshimin e hartës territoriale është tallje me qytetarët dhe me kuvendin duke sjellë shpërdorim taksash. Më tej deputetja shkruan se përgjigjia e qytetarëve do jetë referendumi.

Reagimi i plotë i deputetes:

Vendimi i PS, për të mos ndryshuar hartën territoriale, është tallje me qytetarët që duan ndryshim tê hartës.

Është tallje me partnerët që u angazhuan nê proçes.

Ështe tallje me parlamentin.

Ështe shpërdorim i taksave të qytetarëve, për njê proçes të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës.

Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vertete elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline. Kështu ka bêre në çdo zgjedhje. Kur ndryshoi hartën territoriale në 2015, kur ndryshoi në mënyrë të njëanshme sistemin zgedhor.

Edi Rama ka frikë nga vota.

Përgjigja e qytetarêve do të jetë referendumi. Ne do të kërkojmë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.

Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e zgjedhësve.

Zjarr Tv Ad