PS rrëzoi propozimin e PD për Reformën Territoriale, Asllani: Falsitet dhe kulisa paraelektorale të Edi Ramës

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike e reaguar në lidhje me rrëzimin në parlament të propozimit të deputetëve të PD-së në lidhje me ndarjen e re territoriale.

Përmes një deklarate të Sekretarit për pushtetin vendor, Ylli Asllani, PD thekson se të gjitha këto janë falsitete dhe kulisa paraektorale e kryeministrit Rama.

Asllani shton se angazhimi i PD në përgatitjen e një projektligji për përmirësimin e Reformës Administrative Territoriale, u krye jo si qëllim politik në vetvete, por në respekt të pritshmërive të qytetarëve për të ndryshuar katastrofën që sollën ndryshimet e 7-viteve më parë.

Deklaratë e Sekretarit për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani

Qëndrimi denigrues i PS-së ndaj përpjekjeve të PD për përmirësimin e hartës territoriale, nëpërmjet Taulant Ballës, ishte shprehje e përbuzjes së Rilindjes ndaj interesave jetike të qytetarëve.

Partia Demokratike është e vetëdijshme për falsitetin dhe kulisat paraelektorale të Edi Ramës, e vetëdijshme se ajo do ta rrëzonte propozimin tonë.

Kjo dijeni nuk na pengoi dhe nuk do të na pengojë për të paraqitur alternativën tonë.

Angazhimi i PD në përgatitjen e një projektligji për përmirësimin e Reformës administrative territorial, u krye jo si qëllim politik në vetvete, por në respekt të pritshmërive të qytetarëve për të ndryshuar katastrofën që shkaktoi ndarja territoriale e vitit 2014.

PD ka qenë dhe ngelet e vetëdijshme për pasojat e hidhura të bojkotit të ish-kryetarit në hartimin e hartës administrative të vitit 2014, dhe në përdorimin politik që Edi Rama i bëri këtij bojkoti në dëm të shqiptarëve.

Ne nuk kemi patur, dhe nuk kemi besim, se Edi Rama do të ofrojë vullnet politik për të mirën e qytetarëve dhe reformave që përmirësojnë jetën e tyre.

Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, PD ofroi një alternativë në interes të shërbimit publik, zhvillimit rajonal dhe të vendit.

Ne theksojmë një fakt kur themi se reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat u ngrit:

Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja.

Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeve duke shkatëruar decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.

Goditi përfaqësimin e qytetarëve në bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhe llogaridhënien.

Dështoi në nxitjen e zhvillimit ekonomiko- social dhe zbutjen e varfërisë.

Pasojat:

  • Shpopullim masiv i territorit të vendit
  • Kolaps dhe falimentim i bashkive.
  • Shembja e demokracisë vendore, llogaridhënies dhe rilindja e korrupsionit masiv
  • Shërbime publike të pambuluara financiarisht e larg qytetarit dhe kërkesave të komunitetit.
  • Falimentime të Shërbimit të ujësjellësve dhe kanalizimeve.
  • Korrupsion masiv në menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ato urbane
  • Dorëzimin para rreziqeve të zjarreve dhe përmbytjeve.
  • Falimentimi i fermerëve dhe aktiviteteve agroindustrial.

Sa kohë kjo ndarje administrative vazhdon, pasojat i vuajnë qytetarët.

Ne u bëjmë thirje të na bashkohen më 12 nëntor përballë arrogancës së pushtetit, dhe rrezikut që Rama dhe klika e tij përbëjnë për Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad