PS “shpërfill” Këshillin e Europës për anti-shpifjen, rrëzon dekretin e Presidentit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialistët nuk e kanë marrë në konsideratë faktin që Këshilli i Europës ka çuar në Komisionin e Venecias paketën antishpifje. Ndaj ashtu si edhe një ditë më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ata e kanë rrëzuar dekretin e Metës edhe në Komisionin e Medias, duke mos pritur opinionin që mund të vijë nga ‘Venecia’.  Socialistët duket i ka kapur të papërgatitur kërkesa e Këshillit të Evropës në Komisionin e Venecias për ligjin e Mediave Audiovizive. Në këtë situatë mazhoranca vendosi ta rrëzojë paketën antishpifje, pa pritur opinionin e Venecias. Për rrëzimin e dekretit të Presidentit loboi edhe ministrja e Drejtësisë. Por Gjonaj mesa duket nuk ishte në dijeni të kërkesës së Këshillit të Europës në Venecia ose bëri të paditurën, pasi në fjalën e saj në komision u shpreh që për dy ligje e paketës antishpifje kishte edhe mbështetjen e kësaj organizate.

Etilda Gjonaj: I morëm një për një të gjitha rekomandimet e OSBE…

Fatjona Dhimitri: Ditën e martë zëdhënsja e BE ka deklaruar që rtekomandimet e KiE janë ende të vlëefshme. Pra si mund të gënjeni publikisht duke thënë se drafti antishpifje është dakordësuar me rekomandimet e OSBE dhe BE.

Ashtu siç bëri në Komisionin e Veprimtarisë, edhe përpara deputetëve në komisionin e Medias, këshillatri juridik i Kreut të Shtetit, Bledar Dervishaj theksoi se kjo paketë është e rrezikshme për cënimin e lirisë së shprehjes dhe medias.

Bledar Dervishaj: Një pjesë e dispozitave të ligjit janë hap me tendencë pozitive. Presidenti vlerëson ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konstatohet se disa dispozita bien në kundërshtim me parimet kushtetuese, sigurinë juridike, mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe shtypit. E nevojshme që dispozitat të rishikohen, pasi përbëjnë rrezik të interesit publik. Këto dispozita përmbajnë elemente të censurës. U jepet fuqi për masa ndëshkuese para se të ketë një vendim të formës së prerë. Masat ndëshkuese krijojnë hapësira që të aplikohen ndaj mediave online që janë kritike me qeverinë apo nuk i përshtaten vullnetit të saj. Një situate e tillë do e vendoste vendin në kufijtë e autoritarizmit dhe do ndikonte në procesin e integrimit europian. Ligji nuk sjell rregullimin e pritshëm.

Dekreti i Presidentit Meta për Ligjin për mediat elektronike dhe mediat audiovizive, pjesë e paketës antishpifje, pritet të rrëzohet në seancën parlamentare të 30 Janarit.

Zjarr Tv Ad