“PS s’mund ta zgjedhë e vetme Presidentin”, Enkelejd Alibeaj del me deklaratën e fortë: Me votat e deputetëve të ‘non gratave’ …

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur në një prononcim për mediat në lidhje me procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

“Në mbledhjen e grupit kemi rënë dakord që të marrim pjesë në këtë proces, por në një proces real, të sinqertë, siç e do figura e presidentit. Një figurë që del mbi palët, neutral, t’i qëndrojë të gjitha sfidave që del nga kjo detyrë. Jemi ofruar për të pasur një proces. Procesi është i pari, i rëndësishme, një proces i sinqertë, bazuar në një procedurë, garancia e parë. Presidenti, qytetari i parë, që simbolizon unitetin e popullit. Për këtë arsye, siç besoj jeni në dijeni, ia kam përcjell qëndrimin zyrtar të PD, përfaqësuesve të maxhorancës, edhe të grupeve parlamentare, dhe e shohim të udhës që as për aparencë mos të perceptohet si lojë apo farsë. Kushtetuta e ka të qartë, presidenti zgjidhet me 84 vota. E përsëris, se ka maxhoranca legjitimitetin për të zgjedhur ajo e vetmja presidentin, për të bërë farsa, pasi së pati 3 deputetë, kanë lindur, janë gjeneruar si non-grata. Dy të tjerë janë të tillë, janë gjeneruar nga fenomeni i vjedhjes së votës, siç është Aqif Rakipi, apo dy të tjerë që nuk ndodhen më në selinë e kryesisë së parlamentit, pasi janë pas hekurave. S’ka legjitimitet maxhoraa për ta zgjedhur e vetme presidentin.”, tha Alibeaj.

Zjarr Tv Ad