Pse e mbështes Albin Kurtin! Flet Spartak Ngjela!

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokat Spartak Ngjela tha se e mbështet qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në dialogun me Serbinë. I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zoti Ngjela u shpreh se shqiptarët kanë tashmë edhe mbështetjen e Amerikës dhe ky është një lajm i mirë, pasi sipas tij, nuk janë më të pambrojtur.

“Unë e përkrah Albin Kurtin në qëndrimin që mban për interesin kombëtar. Aktin e tij për katër komunat e përkrah. A do të fitojë apo jo këtë nuk e di, por unë dua që ta fitojë sepse komunat janë tonat.

Se si do të shkojnë punët atë e di vetëm Amerika. Ajo na e dha të drejtën e Kosovës. Por ne jemi fitimtarë të historisë. Na e kanë fshirë historinë, kemi filluar ta rifitojmë pa luftë, por me mbështetje të SHBA-ve.

Sepse fuqia e parë që na bëri 28 mijë km katrorë, Austro-Hungaria, donte të gjithë Shqipërinë etnike. Por nuk e fitoi dot sepse kishte kundër Francën dhe Rusinë kundër, Anglia ishte asnjanëse dhe e humbi. Deri në atë kohë nuk kishte dalë Uashingtoni në skenë. Uashingtoni u shfaq në 1919 kur shpëtoi Shqipërinë nga shkatërrimi. Që nga ajo kohë e deri tani ne jemi të mbrojtur. Dhe ky është një lajm i mirë sepse deri atëherë ishim të pambrojtur”, u shpreh Ngjela në Dritare TV.

Zjarr Tv Ad