Është mbajtur në Tiranë protesta e radhës kundër vaksinimit të detyrueshëm për studentët, ku janë lëshuar thirrje të forta në drejtim të qeverisë shqiptare.
Avokati Altin Goxhaj, i cili është dhe një nga iniciatorët e kësaj proteste ka folur në lidhje me vizitën e shefit të Pfizer Albert Bourla në Shqipëri, që sipas tij ka qëllim që ta kthejë vendin tonë, në eksperiment për aplikimin e vaksinës Pfizer te fëmijët.
“Edi Rama ka qenë në OKB dhe ka thënë që brenda 10 muajve do të vaksinojë të gjithë popullsinë e Shqipërisë, shefi i Pfizer ka ardhur në Shqipëri dhe është shumë i impenjuar që ti mbushë mendjen FDA-së për të bërë vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve.
Pse erdhi Bourla në Tiranë? Pikërisht ky burrë ka ardhur në Tiranë, ka kohë ai për turizëm? Pse ka ardhur këtu ai dhe çfarë takimi ka bërë me të Edi Rama në Nju Jork. Rama i është ofruar si pronar i një rezervuari kaviesh, ku fëmijët e Shqipërisë do të shërbejnë si test për vaksinën, i vetmi kryeministër në botë që mund ta bëjë këtë është kryeministri ynë.
Do ta kthejë vendin tonë në një vend kaviesh. Pyetja është se pse kjo çështje nuk trajtohet publikisht, ne jemi kundër marrëveshjes sekrete të qeverisë shqiptare me Pfizer. Unë hyj te njerëzit që nuk e di se çfarë ka brenda ajo vaksinë dhe pasojat që ajo mund të sjellë”, u shpreh Goxhaj.
Të gjithë të pranishmit në protestë kanë bërë thirrje që studentët të dalin dhe të protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm, që të mos diskriminohen në raport me moshatarët e tyre në vende të tjera të botës.