“Pse hesht për vendimin e SHBA? A është i korruptuar Berisha?”, Fatos Lubonja bën debat të fortë me Lulzim Bashën

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja ka debatuar ashpër me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për vendimin e përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa Basha tha se nuk e komentonte një vendim të qeverisë amerikane, Lubonja ka reaguar ashpër.

“Çfarë do të thotë kjo që nuk komentoj vendimin e qeverisë së SHBA? Ç’kuptim ka kjo? Ju për atë punë jeni? Të komentoni të gjitha vendimet. E pse nuk mund të komentohen vendimet e qeverisë amerikane.

Vetë amerikanët i komentojnë vendimet e qeverisë së tyre. a erdhi Biden dhe i rrëzoi vendimet e qeverisë së Trump? E pse nuk mund t’i komentojmë ne?” – tha ndër të tjera Lubonja duke e sfiduar Bashën me një pyetje direkte: “Më thoni zoti Basha, a është i korruptuar Sali Berisha?”.

Basha në krahun tjetër i dha këtë përgjigje.

“Kam komentuar dhe komentoj çdo vendim të SHBA që ka të bëjë me interesin e shqiptarëve. Nuk mund të komentoj një vendim non grata. Unë nuk mund të ndikoj në një vendim të tillë. Përkundër të gjithë presionit të SHBA, BE dhe OSBE dola kundër në çështjen e reformës në drejtësi.

Zjarr Tv Ad