Aktivisti i dhjetor ‘90, njeriu që mori dy plumba në trup gjatë rrëzimit të bustit të Enverit, Fatmir Merkoçi u shoqërua nga policia pas protestës së demokratëve për lirimin e selisë.
Merkoçi hipi vetë në shkallë dhe i kërkoi Lulzim Bashës të dilte nga selia, por si përgjigje mori sprajt djegës drejt fytyrës. Në polici ai është pyetur se pse e bëri një akt të tillë, kur me shkallën portative iu afrua zyrës së Bashës. Përgjigjja që Merkoçi i ka kthyer grupit hetimor është perlë.
Ja çfarë ndodhi në Komisariatin e Policisë:
– Zoti Fatmir Merkoci, jeni thirrur për të deponuar se çfarë donit në majë të shkallëve tek selia e PD-së?
– Zoti hetues, keni parasysh kur digjen llampat dhe perdoren shkallët për t’i ndërruar meqenëse janë lart?
– Ç’lidhje ka kjo?
– Unë u ngjita me shkallë të ndërroj Kryetarin qe rrinte në kat të dytë, se është djegur!