Pse humbi Vetëvendosja? Analistët tregojnë arsye të tjera, jo ato që nxori Kurti

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, pësoi një goditje në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

Ajo fitoi në gjithsej katër nga 12 komunat ku ishte në balotazh dhe humbi në Prishtinë, ku fituese doli Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto zgjedhje ishin parë si një sprovë për lëvizjen Vetëvendosje e cila më 14 shkurt të këtij viti në zgjedhjet parlamentare, fitoi mbi 50 për qind të votave.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, përgëzoi fituesit dhe u zotua për bashkëpunim.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si pasojë e disa defekteve të brendshme ”, tha Kurti.

Por, analisti thotë se arsyet e rënies së Vetëvendosjes janë të tjera.

“Mendoj që në këto zgjedhje është reflektuar pak ndoshta edhe qasja e lëvizjes Vetëvendosje në politikën e jashtme dhe të sigurisë”- tha analisti politik, Agon Maliqi, në një bisedë me Zërin e Amerikës.

Sipas rezultateve të të dyja raundeve të zgjedhjeve, Lista Serbe ka fituar dhjetë komuna, e pasuar nga Partia Demokratike me 9, Lidhja Demokratike shtatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë dhe lëvizja Vetëvendosje 4 komuna.

Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, partitë opozitare shënuan rritje përballë Vetëvendosjes-tha ndër të tjera Maliqi

Zjarr Tv Ad