Pse keni heshtur? Rama i përgjigjet Grida Dumës: McGonigal më erdhi vetë në zyrë, Agron Nezën ma prezantoi si mikun e tij! FBI nuk më ka pyetur

0
294
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se ish-drejtori i FBI-së i arrestuar në Amerikë, ka shkuar në zyrën e tij për takim me kërkesë të vetë Charles McGonigal. Për herë të parë, Rama ka treguar mbrëmjen e sotme se FBI nuk e ka pyetur e as ka kërkuar shpjegime.

“Ish-zyrtarin e lartë të FBI unë e kam takuar me kërkesën e tij. Ai ka ardhur në zyrë, kemi pasur një bisedë miqësore. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse, për rajonin.Takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, dhe jam takuar krejt miqësisht pa axhenmdë, ose jam takuar në SHBA në asamblenë e OKB”, u shpreh Rama.

Në një lidhje direkte me emisionin “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma, Edi Rama tregoi se shqiptaro-amerikani Agron Neza ka qenë bashkë me McGonigal në takim në Kryeministri, por ky i fundit e ka prezantuar atë si “një mik të tijin”.

“Unë nuk kam takuar zyrtarin e FBI me asnjë lloj biznesmeni. Ai (McGonigal) ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan, që ma ka prezantuar si mikun e tij. Unë i kam thënë “bujrum”, vijoi kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga intervista e Edi Ramës në Top Story:

Pse keni heshtur?

Edi Rama: Në fakt unë nuk kam heshtur, kam thënë atë që mund të them unë kur nuk ka absolutisht asgjë që mund të lidhet me mua, qeverinë, apo cilindo tjetër. Çështja ka marrë shumë bujë, por jo për aspektin e hetimit që lidhet me Shqipërinë, por për hetimin kryesor që lidhet me implikimin e ish-zyrtarit të FBI me një oligark rus, Deripask.

Lidhja juaj, nga vjen, nga biznesmenët, nga oligarku rus?

Edi Rama: Unë dua të përsëris se nuk kam shumë çfarë të them për këtë çështje. Sot refuzova dhe do refuzoj të jem në mënyrë të vazhdueshme, të jem në një sallë të Kuvendit dhe të përfshihem me disponim të plotë në debat me një opozitë që është në një nivel etikë të frikshëm. Për fat të keq ndonjëherë më ka tërhequr dhe mua.

Ish-zyrtarin e lartë të FBI unë e kam takuar me kërkesën e tij. Ai ka ardhur në zyrë, kemi pasur një bisedë miqësore. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse, për rajonin.Takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, dhe jam takuar krejt miqësisht pa axhendë, ose jam takuar në SHBA në asamblenë e OKB.

Më ka ftuar dhe kam qenë në zyrat e FBI-së së Nju Jorkut. Jam takuar dhe me kolegë të tij. Është një marrëdhënie krejt normale.. Nuk është e vetmja që kam me përfaqësues agjencish ndërkombëtare. S’kam pasur pse të njoftoja ambasadën, sepse kjo është pjesë e punës time.

Zjarr Tv Ad