Që prej vitit 1900 ka pasur rreth 18 tërmete të mëdha (7 – 7.9 ballë) në vit. Pjesa më e madhe e tërmeteve në botë (rreth 90 për qind e tyre) ndodhin në një zonë në formë patkoi rreth 40 mijë kilometra në rripin sizmik të Paqësorit, i njohur gjithashtu si Rrethi i Zjarrtë i Paqësorit. Tërmetet nuk ndodhin vetëm në sipërfaqen të tokës. Ato mund të ndodhin dhe nën sipërfaqen e oqeaneve duke shkaktuar cunami. Si pasojë krijohen valë të mëdha me distancë prej rreth 100 kilometrash dhe periudha mes valëve mund zgjasë nga pesë minuta në një orë.Japonia është një nga vendet më aktive kur është fjala për aktivitetin sizmik ku ndodhin pothuajse 20 për qind të të gjitha tërmeteve në botë. Tajfuni I disa ditëve më parë ishte më i fortë që ka goditur Japoninë në më shumë se 25 vjet ka lënë gjurmët e shkatërrimit në të gjithë vendin, ka shkaktuar mbylljen e një aeroporti të madh ndërkombëtar dhe hedhjen në erë të makinave, çatitë e shtëpive, etj.
Në 2017 Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.3 ballë ka goditur birgjet lindore të Japonisë, afër zonës ku ndodhi fatkeqësia bërthamore e Fukushima Ai vjen vetëm 2 javë pasi një tërmet me magnitutë 6.2 ballë goditi në thellësinë 6 milje të njëjtin bregdet.
Në 2016 Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.3 ballësh e ka goditur rëndë Japoninë.Tërmeti ka lënë të vdekur së paku 15 persona dhe më shumë se 100 të plagosur, ndërsa dyshohet se shumë të tjerë ende gjenden nën gërmadha.Po ashtu ka shembur shumë ndërtesa dhe ka dëmtuar shumë rrugë automobilistike. Më shumë se 200 familje japoneze kanë mbetur pa energji elektrike.
Në 2015 tërmeti në ishullin Miyakot me magnitudë 6,8 gradë të shkallës Rihter goditi ishujt e largët të Japonisë në jug të vendit.
Në 2011 kur dridhja me magnitudë 9,1 Richter goditi pjesën verilindore të ishujve të Japonisë. Kjo shkaktoi një cunami, që mori 18.000 jetë njerëzish dhe ka shkaktoi katastrofë bërthamore.
Kanto, Japoni, 1923
Pak para mesditës së 1 shtatorit 1923 një tërmet me shkallë 7.9 ballë Rihter tronditi gjithë zonën metropolitane të Tokios dhe Jokahamës. Dridhjet e dhunshme lanë shumë pak banesa në këmbë dhe shkaktuan një cunami që u ngrit deri në 12 metra. Por dëmi vazhdoi për disa ditë me radhë, duke shkaktuar zjarre e shembje të vazhdueshme e duke vrarë thuajse gjysmën e Tokios.
Tërmeti Ansei Nankai
Numri i të vdekurve: 85,000 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1854
Tërmeti Genroku
Numri i të vdekurve: 37,000 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1703
Tërmeti Hoei
Numri i të vdekurve: 30,000 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1707
Tërmeti Meio Nankai
Numri i të vdekurve: 40,000 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1498
Tërmeti Kamakura
Numri i të vdekurve: 23,700 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1293
Tërmeti Fukui
Numri i të vdekurve: 3894 persona
Vendndodhja: Japoni
Viti i tërmetit: 1948