Kryeministri Edi Rama, nuk lë më asnjë rast pa e keqtrajtuar publikisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pasi i kërkoi të kthehej në bojaxhi dhe të lyente shkallën e një pallati në 4 të mëngjesit, Rama në një shtëpi sot në Ndroq, i ka kërkuar llogari kryebashkiakut se përse nuk ka marrë lëng me vete.
Duket se tashmë, Rama e trajton Veliajn, si një shërbëtor të rëndomtë personal, që merr urdhëra pre tij dhe nuk e respekton si kryebashkiak të kryeqytetit, që në fakt është në shërbim të qytetarëve dhe jo të kryeministrit.
Veliaj dukshëm vihet në siklet nga kjo mënyrë trajtimi, por e ka të pamundur të flasë dhe të kundështojë, sepse ai më mirë nga të gjithë, e di se fati i tij politik, varet nga lideri, ndaj në rastin më të mirë hesht dhe në rastin më të keq, gënjen, siç ndodhi pak ditë më parë, pas shpërthimit të kryeministrit për lyerjen e shkallëve. Veliaj tha se Rama i ishte drejtuar administratorit të pallatit, për lyerjen e shkallës edhe pse të gjithë shqiptarët e panë se kryeministri po i drejtohej Lalit dhe po i kërkonte të kthehej nga kryebashkiak në bojaxhi.