“Pse nuk e keni dëbuar nga Serbia”, Rama zbulon bisedën me Vuçiç pasi kërkoi njohjen e Kosovës

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka treguar një bisedë të tijën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç pas deklaratës së bërë në vitin 2014 në Beograd, ku tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama u shpreh se Vuçiç mbeti i dëshpëruar dhe u inatos nga deklarata e tij. Kryeministri tha se pas konferencës, Vuçiç ishte me ekipin e tij dhe ata i kërkuan që ta dëbonin nga Serbia.

“Në 2014-n ne rrezikuam të shkëputeshim sërish për 68 vite të tjera, pasi Aleksandër mbeti i dëshpëruar nga deklarata ime në konferencën për shtyp në Pallatin e Serbisë, që Serbia duhet të njohë Kosovën. Ai u inatos dhe e mbaj mend mirë që kur mbaruam konferencën patëm një bisedë të vogël përpara drekës.

Ai ishte aty me ekipin e tij, të gjithë e kishin rrethuar, ishte si një kullë e rrethuar nga muret. Unë iu afrova dhe më tha: a e di se çfarë po më thonë? Jo, i thashë. Përse nuk të kam dëbuar ende nga Serbia. I thashë, nuk habitem, për këtë ti je presidenti dhe ata këshilltarët e tu”, theksoi kreu i qeverisë shqiptarë.

Zjarr Tv Ad