Pse nuk po ndërtohet Teatri Kombëtar? Rama: Ka pasur rritje çmimesh, por do të ndërtohet siç është projektuar dhe zotuar

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me ndërtimin e Teatrit Kombëtar se përse nuk po ndërtohet.

Rama tha se nuk ka ndryshim të projektit, por që thjeshtë për shkak të pandemisë dhe tani luftës në Ukrainë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve ka bërë që të vonohet projekti i realizuar në letër në ndërtim në realitet.

“Për fat të keq ne, bën tani tre vite që bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar ndërkohë që vendi përballet me ndërhyrje të forta, faktorë jashtë nesh. Mbas një tërmeti, si pandemia si lufta në Ukrainë, që ka goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve.

Jemi diku diskutuar që ka pasur së fundmi një ndikim në industrinë e ndërtimi nuk ka asnjë ndryshim sa i përket projektit të teatrit e gjitha ka të bëjë nga letra. Për shkak të rritjes së çmimeve dhe po rishikojmë manualim që kemi për këtë qëllim.

Jemi duke diskutuar për shkak të këtij fakti se ka pasur një rritje në ndërtim, s’ka ndryshim për projketin, problemi qëndron nga kalimi nga letrat në zbatim, për shkak të rritjes së cmimeve. Janë më të shtrenjta, do gjejmë një zgjidhje, patjetër që do të ndërtohet siç është projektuar dhe zotuar.

Do të gjejmë një zgjidhje dhe Teatri Kombëtar do të ndërtohet sic jemi zotuar. Jo të gjitha planet mund të zgjidhen mes afateve të parashikuara” tha Rama ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad