Pse Serbia bllokoi kamionët me produkte shqiptare?, Balla: Po presim verifikimin e analizave, do merren organet kompetente…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha në një prononcim për mediat se “Ballkani i Hapur” është një nismë nga e cila vendi ynë përfiton shumë në fushën e biznesit.m I pyetur lidhur me bllokimin në Serbi të produkteve të një kompanie shqiptare, ai u shpreh se me këtë çështje po merren organet kompetente dhe po pritet verifikimi i plotë nga strukturat e vlerësimit të analizave.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në Serbi u bllokua një kamion i ngarkuar me speca, pasi nga analizat e kryera nga pala serbe prodhimet shqiptare rezultuan me shkallë të lartë pesticidesh. Menjëherë kamioni i u bllokua dhe kompania u detyrua të paguajë të gjitha shpenzimet për groposjen e ngarkesës në afërsi të Novisadit. Tani puna është pezulluar dhe kompania po rrezikon aktivitetin dhe pas saj janë pagesat për qindra fermerë. Ekspertët shqiptarë të analizave u shprehën se nuk ka asnjë lloj problemi me produktet dhe se sjellja e autoriteteve serbe mund të jetë tendencioze për të krijuar konflikte tregtare mes dy vendeve.

Pjesë nga deklarata e Ballës:

\Balla: “Kemi kaluar në seancën e fundit edhe disa pr.ligje, që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve, në kuadër të Ballkanit të Hapur, që krijon më shumë mundësi për biznesin dhe qytetarët. Unë bëj pjesë në ata që mendojnë se Shqipëria është një ndër vendet më përfituese të kësaj nisme. Po ashtu edhe sipërmarrja, fermerët, janë përfitues të drejtpërdrejtë. Pyetja e gazetarit: Zoti Balla, a është diskutuar lidhur me një kompani eksportuese shqiptare, kamioni i të cilës u bllokua në Serbi pas analizave të kryera?

Balla: Kjo nuk ka qenë pjesë e diskutimeve në grupin parlamentar por unë si drejtues politik jam i interesuar dhe Ministrja e Bujqësisë po merret me subjektin privat apo kompaninë eksportuese që ka hasur probleme në Serbi.

Mendoj se deri më tani informacioni që ka ardhur nga pala serbe po verifikohet dhe nga strukturat tona të vlerësimit të analizës të produktit bujqësor dhe mirë është që në këto raste të përgjigjen organet kompetente.

Zjarr Tv Ad