Kreu i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeaj ka folur në lidhje me migrimin e të rinjve drejt Anglisë në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet për memorandumin me Britaninë e Madhe për frenimin e emigracionit të paligjshëm
Alibeaj tha se të rinjtë zgjedhin Anglinë për “shtëpinë e barit”, teksa tha se shteti shqiptar duhet të kuptojë se përse të rinjt po emigrojnë në mënyrë të ligjshme apo dhe të paligjshme.
“Ndoshta është dinjitoze për shtetin shqitpar për të kuptuar e për t’i përcjellur Mbretërisë së Bashkuar arsyet reale se përse shqiptarët emigrojnë, migrojnë në mënyrë të paligjshme, përse ndodh, cilat janë shkaqet? Do ishte një qëndrim më dinjitoz jo për të përcjellë informacion kur shqiptarët me gomone në krah e marrin 20 veta nga brigjet e La Manshit dhe sulen si dikur në 1991 Adriatikut? A mos do duhet të ishte një politikë realiste dhe që godet realisht problemin ku është, të eleminojmë shkaqet e emigracionit të ligjshëm dhe paligjshëm?
Pothuaj të gjithë e dimë se shqiptarët që shkojnë atje kryejnë vetëm, fatkeqësisht, e jo për fajin e tyre, një lloj veprimtarie, një veprimtari që rëndom dhe etiketohet si veprimtaria e shtëpive të barit, është një gjë që nuk bën me nder askënd, por do duhet të tregojë shumë për arsyet reale pse shqiptarët ikin atje. Për shtëpitë e barit. A ka informacione sa është numri i shqiptarëve që atje angazhohen në veprimtari të tillë? Nëse keni dëgjuar cfarë do të thotë kjo historia e shtëpive të barit?” u shpreh Alibeaj.