Pse shteti fsheh emrin e kontrabandistit të naftës? Heshtja akuzuese e Doganave, Tatimeve e Policisë. Anija e bllokuar në Portin e Durrësit u ngarkua në…

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Irani, Venezuela dhe Libia janë tri shtetet ku çmimi i naftës është më i liri në botë. Në Libi, një litër naftë kushton 0.030 dollarë, çmim i publikuar më 5 shtator të këtij viti.

Ndërsa çmimi i naftës në Shqipëri është mbi 2 dollarë, ky shtet po shërben për të mbushur cisternat me naftë, duke sjellë përfitime të mëdha për tregtuesit. Gjatë ditës së djeshme, Policia tha se ka sekuestruar një sasi prej 2275 ton naftë, e cila sipas burimeve është cilësisë D2, ndërsa në pranga kanë përfunduar katër shtetas, tre nga Libia dhe një nga Siria.

Ngarkesa e naftës merret kryesisht në Bengazi të Libinë, një zonë e kontrolluar nga rebelët. Operacioni i koduar “Ring” u organizua vetëm nga policia dhe jo nga njësia antikontrabandë pranë Drejtorisë së Doganës së Durrësit. Sasia e madhe e naftës ishte e porositur nga një operator privat dhe se anija kishte lajmëruar 48 orë më herët për ardhjen e saj në portin e Durrësin. Policia tha se katër të arrestuarit kishin edhe gjashtë bashkëpunëtorë.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, strukturat e Policisë së Shtetit, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me mbështetjen e Kapitanerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ring”. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Z. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije cisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë”, sqaroi Policia. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija cisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

RASTET

Kjo është ngarkesa e tretë e naftës që sekuestrohet nga Policia e Durrësit. Më 8 shtator, një sasi prej 25 mijë litrash naftë kontrabandë u sekuestrua në këtë port, ndërsa në pranga ka përfunduar ekuipazhi i peshkarexhës. Në pranga përfunduan shtetasit Shpëtim Cani, 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë kapiten, si dhe vëllai i tij, Roland Cani, 41 vjeç, me detyrë marinar i anijes së peshkimit ‘LEON’.

Gjykata ka liruar njërin prej tyre. Policia deklaronte se këta shtetas, nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm”, sqaroi Policia e Durrësit. Pas arrestimit, vëllezërit kanë deklaruar se karburantin e kishin për punët e tyre. “Karburantin e kemi për anijen tonë, nuk kemi kryer asnjë shkelje. Siç e patë edhe vetë, nuk kishim sajuar depozita, por vetëm depozitën e mjetit”, thanë ata.

Më 23 korrik, 80 mijë litra naftë u sekuestruan nga Policia në Durrës, e cila ishte transportuar me një peshkarexhë të posaçme, e cila gjatë daljes në det kishte fikur GPS-në.

Zjarr Tv Ad