Adriatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” për lëvizjen e tij politike “Shqipëria Bëhet”, e cila sipas tij, synon demokratizimin e vendit.
Lapaj tha se nëpërmjet tij qytetarët do të rrisin kërkesën e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu e pyeti se pse ai duhet të jetë i besueshëm në krahasim me personazhet e tjera politike, duke argumentuar se gjithnjë ka ndodhur që pushteti i ka tjetërsuar njerëzit.
Lapaj iu përgjigj duke thënë se ai ka 13 vite në opozitë dhe se i paguan taksat këtij vendi.
-Çdo njeri ka folur si ty, kanë folur për kempin, për varfërinë, për ikjet. Dhe kur vijnë në pushtet thonë jo ne e përmirësuam.
Adriatik Lapaj: Do më faturosh mua mëkatet e këtyre ti tani?
-Jo! Po të faturoj mosbesimin normal publik sepse këtë fjalim e kemi dëgjuar si këngë 32 vjet. Më jep argumentin pse duhet të të besoj ty në raport me të tjerët?
Adriatik Lapaj: Secili nga ne ka historikun e tij, ai zotëria që përmende ti (referuar Erion Veliajt) rrogën e parë e ka marrë si deputet, kryetari i bashkisë. Kurse unë kam 13 vjet në opozitë zotëri, kam 13 vjet beteja, 13 vjet që i paguaj taksa këtij vendi dhe nuk qëndron krahasimi jot.
-Mosbesimi është gjëja më normale për çdo njeri dhe ndaj çdo force.
Edlira Çepani: Kjo nuk domethënë që të mos dalin alternativa te reja.