Eksperti i kriminalistikës dhe sigurisë, Ervin Karamuço, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentu7ar largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Ai tha se Policia ndryshe nga ushtria ka shumë intriga dhe “bërryla”, dhe Nano ishte viktimë e tyre.
Sipas tij Gledis Nano i kërkoi SPAK hetimin e policëve që merrnin para nga krimi, por sot nuk dihet ende se çfarë është bërë me këto hetime.
“Çështja e Gledis Nanos është çështje politike jo teknike. Për deklaratën që ka dhënë në median franceze e kam kritikuar drejtpërdrejtë, duke i thënë nuk e kishe ti të drejtën që të thoshe që është dekonspiruar operacioni. Struktura të caktuara të policisë punojnë me dy paga, nga njëra anë në shtet nga ana tjetër nga krimi. Në këtë studio unë kam folur me metaforë dhe thashë se mos do kontrollojnë nja dy banesa që do të nxjerrin emrat e policëve. Para se të largohej Nano ka çuar një shkresë në SPAK, ku janë përmendur disa ngta gjërat, dhe ai ka kërkuar hetim për disa [punonjës të Policisë së Shtetit që paguheshin nga krimi i organizuar. Ajo shkresë është një “Kuti Pandore”, tregon se ai ka patur një dedikim shumë të madh në luftën kundër korrupsionit që nuk duhet ta bënte vetëm ai. Ne kemi 100 policë të certifikuar, por kemi shumë të tjerë që flenë me krimin e organizuar. Duhet të funksionojë vetingu i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit. Tani vjen në krye të AMP-së dikush që të gjithë e dimë si është larguar, dosjen e parë që kërkoi ishte dosja e tij, por aty ai do të shohë se kush e ka hetuar.
Ushtria shqiptare është shumë më solide, kurse në Policinë e Shtetit ka shumë bëryla, dhe ikja e Gledis Nanos është një nga këto arsye”, tha Karamuço.