Helidon Bendo u lirua sot nga detyra e kreut të SHISH, ndërsa kryeministri Edi Rama njoftoi se arsyeja janë studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, në SHBA.
Për këtë çështje ka folur mbrëmjen e sotme eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili pretendon se Bejdo është vetëshkarkuar.
Karamuço tha në një intervistë me gazetarin Thimi Samarxhiu se Bejdo e ka braktisur detyrën që në muajin shkurt për studimet në SHBA.
Ardhja kësaj here në Tiranë, sipas tij ishte një kërkesë për të mbajtur postin, por që nuk i ëhstë aprovuar nga kreu i qeverisë.
“Bejdo është vetëshkarkuar. Ka braktisur detyrën që në muajin shkurt, në fund ta janarit, në fillim të shkurtit për të vijuar studimet në SHBA. Nuk ka ndodhur më parë që drejtuesi të lerë institucionet dhe të shkollohet.
Fakti që është larguar në një vit të tillë që kemi pasur shumë ngjarje, de fakto ai ka qenë i shkarkuar ai erdhi për të thënë a mund të rri dhe pak në SHBA dhe zoti Rama i është përgjigjur që jo”, theksoi eksperti.