Apeli i GJKKO pranoi sot kërkesën e SPAK dhe e riktheu në burg ish deputetin e PS, Alqi Bllako i dyshuar per shperdorim detyre dhe per akuza te tjera ne lidhje me aferen e inceneratoreve.
Bllako ishte i pranishëm këtë të mërkurën në seancë kur gjyqtarja Ilirjana Olldashi shqiptoi vendimin.
Bllako sot në seancë kërkoi të mbetej në fuqi masa e caktuar më herët “arrest shtëpie”,
por ky pretendim nuk është marrë në konsideratë.
Gazetarja Klodiana Lala tha se SPAK sot në seancë ka kërkuar të prishej vendimi i shkallës së parë e të ashpërsohej masa e sigursë duke argumentuar se ka prova e fakte që Bllako mund të ndikojë në marrjen e provave, të ndërhyjë te drejtësia dhe se ka rrezik që ai të largohet jashtë vendit.
GJKKO e ka marrë parasysh apelin e SPAK. Aktualisht Bllako ndodhet në ambientet e brendshme të GJKKO se nuk është lejuar të dalë jashtë ambienteve të Gjykatës.
Janë paraqitur forcat e policisë të cilat janë në seancë dhe Bllako në shoqërinë e avokatit të tij po pret daljen e urdhrit të ekzekutimit nga prokurori. Më pas Bllako do shoqërohet në ambientet e paraburgimit.