Pse u rrëzuan Facebook, Instagram, WhatsApp për 6 orë?

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme prej më shumë se 6 orë rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhtasApp u paralizuan, duke bërë që e gjithë bota të “stoponte”. Grupi i monitorimit të faqeve në internet DownDetector, e cilësoi si “dështimin më të madh të këtij lloji të parë ndonjëherë”, me 10.6 milionë raportime problemesh në nivel global. Aksionet e Facebook, i cili ka gati 2 miliardë përdorues aktivë ditorë ranë ndjeshëm dhe ekspertët tyhanë se ky problem mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm. Mirëpo, sipas tyre edhe një sabotim nga një person i brendshëm do të ishte i mundur.

 “Facebook në thelb kyçi veten brenda makinës së tij”, shkroi në Twitter, Jonathan Zittrain, drejtor i Qendrës Berkman Klein të Harvard-it për Internet dhe Shoqëri. Ditën e sotme, Facebook lëshoi një deklaratë ku konfirmoi se shkaku i ndërprerjes ishte një ndryshim i konfigurimit të ruterave bazë që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave të të dhënave të kompanisë dhe kjo ndaloi gjithë shërbimet e Facebook. Cloudfare, kompani infrastrukture uebi, e cila kishte problemet e saj me ndërprerjen së fundmi, ka dhënë një shpjegim të hollësishëm në lidhje me atë që ndodhi. Përfshijnë dy gjëra që në thelb krijojnë dhe lejojnë të funksionojë interneti: DNS (Domain Name System) dhe BGP (Border Gateëay Protocol). Interneti është “shumë rrjete të lidhura”. Shumë. Për të mbajtur rendin e gjërave, duhet diçka si BGP për të treguar se ku duhet të shkosh.

 DNS është në thelb sistemi i adresave për vendndodhjen e secilës faqe në internet,  adresa e saj IP – ndërsa BGP është udhërrëfyesi që gjen mënyrën më efikase për të arritur në atë adresë IP. Pse u prishën edhe Instagram, Messenger dhe WhatsApp? Të gjitha shërbimet e Facebook u prekën, jo vetëm Facebook. Ndryshimi përfshinte gjithë sistemet e brendshme të Facebook-ut. Raportet tregojnë se personeli ishte mbyllur jashtë zyrave dhe nuk mund të hynin në platformën e tyre të brendshme të komunikimit.

Pse u desh kaq shumë kohë për ta rregulluar problemin? Sistemet e brendshme të Facebook janë drejtuar nga i njëjti vend, kështu që ishte e vështirë për punonjësit të diagnostikonin dhe zgjidhnin problemin. Stafi i Facebook thuhet se nuk ishte në gjendje të hynte në platformën e tij të komunikimit, workplace, dhe nuk ata ishin në gjendje të hynin në zyrën e tyre për shkak të sistemit të kalimit të sigurisë që ishte kapur në ndërprerje.

Si e rregulluan përfundimisht? Facebook deri më tani nuk ka hyrë në shumë detaje në lidhje me atë që shkoi keq dhe si u rregullua, por kishte raporte të shumta që gjiganti i mediave sociale dërgoi një ekip teknik në serverët e tij në Kaliforni për të rivendosur manualisht serverët ku lindi problemi.

Zjarr Tv Ad