Skuadra e PSG ka arritur të fitojë Superkupën e Francës, duke ngritur lartë trofeun e parë sezonal dhe të parin nën drejtimin e Kristof Galtie. Kampionët në fuqi të Francës kanë marrë një fitore 4-0 përballë Nantës, në një ndeshje të dominuar plotësisht.
Serinë e golave e hapi Lionel Mesi, me një aksion që të kujton “Pleshtin” e kohëve të vjetra pasi dribloi edhe portierin para se të çonte topin në rrjetë. Shifrat u dyfishuan në fundin e pjesës së parë me Nejmar i cili ekzekutoi saktësisht një goditje dënimi në fundin e pjesës së parë.
Por goli më i bukur i mbrëmjes u shënua nga Serxhio Ramos pas zhvillimit të një goditje këndi. Mbrojtësi spanjoll ishte me shpinë nga porta dhe çoi topin në rrjetë me një gjuajtje me thembër. Për të mbyllur llogaritë mendoi përsëri Nejmar që shndërroi në gol një 11-metërsh, duke vulosur suksesin 4-0 që i dha Superkupën PSG-së.