PSG nxjerr në shitje Neymar, gjiganti Europian e do bashkë me Mbappe

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reali i Madridit nuk njeh të ndalur në këtë merkato vere.

Skuadra spanjolle ka zyrtarizuar emra të rëndësishëm deri në këto momente, ku bie në sy emrat e Eden Hazard, Luka Jovic apo dhe Mendy. Por, merkato e “Galaktikëve” nuk ka përfunduar këtu. Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi ka nxjerr zyrtarisht në shitje yllin e skuadrës, Neymar Jr.

Një ide që është pëlqyer tej mase nga Reali i Madridit, që kërkon pasuesin e ish-yllit të tyre, Cristiano Ronaldo.

Neymar është një futbollist i klasit botëror, por nuk do të jetë emir i vetëm në listën e dëshirave të Realit. Kylian Mbappe qëndron “zot” në listën e Zinedine Zidane dhe ëndrra më e madhe e francezit është që të ketë nën urdhërat e tij djaloshin magjik.

Për ta realizuar një gjë të tillë duhen para, shumë para, por Perez nuk njeh limite dhe shifrat pritet të jenë tejet stratosferike.

Zjarr Tv Ad