PSG zyrtarizon blerjen për sezonin e ardhshëm

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paris Saint-Germain përfundoi atë që mund të konsiderohet edhe si një javë e bujshme për klubin parisez. Kampionët në fuqi të Francëz kanë njoftuar se “AccorHotels” do të jenë sponsori i tyre i ri, duke nisur nga fillimi i sezonit 2019-2020.

“Fly Emirates” do të zëvendësohet me marrëveshjen e tyre me kampionët e Ligue 1 që do të përfundojnë në qershor dhe rrjeti i hoteleve do të marrë hapësirën kryesore në fanellat e klubit. Me rreth 4,800 hotele në mbi 100 qytete anembanë botës, “AccorHotels” mund të konsiderohet si një “benjamin” për klubin francez, veçanërisht nga një perspektivë financiare me sponsorizimin e tyre.

“AccorHotels” do të paguajë afërsisht dyfishin e tarifës që “Fly Emirates” paguante te PSG, me një shifër sponsorizuese që kap vlerën e 50 milionë euro në vit. Rregullat  e “Fair Play Financiar” vazhdojnë të dëmtojnë PSG dhe hierarkinë e tyre, dhe kalimi i sponsorizimit është një nga lëvizjet e para që klubi duhet të bëjë për të ‘legjitimuar’ të ardhurat e tyre në sytë e UEFA-s.

Pa dyshim, PSG janë fituesit më të lartë përmes sponsorizimit në futbollin francez në lidhje me sponsorizimin e fanellës, por marrëveshja e tyre e re do t’i shohë ata të afrohen gjithnjë e më shumë me gjigantin anglez, Manchester Unitedit me 66 milionë euro në vit nga Chevrolet.

MSC Cruises po bashkohet me familjen e PSG me kompaninë që bëhet një partner zyrtar i udhëtimit për gjigantët parizianë dhe kjo kontratë do të zgjasë tre vjet. Gjithashtu, emri i saj do të ketë hapërisa më të mëdha në fushën e “Parc des Princes”, me kompaninë që besohet që do të paguajë rreth dy milionë euro në vit për këtë privilegj.

 

Zjarr Tv Ad