Një psikolog anglez ka analizuar gjendjen mendore të Edi Ramës dhe ka arritur në përfundimin se ai vuan nga simptoma ADHD.
Këtë deklaratë e bëri pak ditë më parë edhe Geri Selenica, Drejtor i Qendrës për Studime Strategjike, ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Natë me Xhaxhiun’, ku ka shpërthyer në sulme ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Por duket se Rama nuk vuan vetëm nga kjo, por edhe nga simptoma të tjera.
Por çfarë janë këto janë tri sindroma psikologjike të një ‘lideri të dashur’ që po na shkatërron jetën:
1 – ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder) Çrregullim mendor i tipit neurozhvillues. Karakterizohet nga vështirësi në kushtimin e vëmendjes, aktiviteti i tepruar ose vështirësia në kontrollimin e sjelljes që nuk është e përshtatshme për moshën e një personi.
2 – HPD (Histrionic Personality Disorder) Çrregullimi i personalitetit teatral është një çrregullim mendor i karakterizuar nga një model emocionesh të kërkimit të vëmendjes të tepruara, që zakonisht nisin në moshën e rritur të hershme, e që përfshijnë sjellje joshëse të papërshtatshme dhe nevojë të tepruar për miratim.
3 – Çrregullim personaliteti që karakterizohet nga narcisizmi; sjellje jonormale e pastabilizuar; ide dhe sjellje obsesive, kompulsive, paranojake, ekscentrike, ekstravagante, antisociale; papërgjegjshmëri sociale; çrregullim emocional; dysregulation, mendjemadhësi e hapur me delirin e madhështisë.