‘Publikimi i listëpagesave’, Gjata: Grusht shteti! Të dëmshpërblehen qytetarët

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Çlirim Gjata tha se publikimi i të dhënave për pagat dhe targat ka pasoja afatgjata për qytetarët.

Sipas Gjatës, përgjegjësia bie mbi institucionet që janë për mbrojtjen e të dhënave personale duke iu referuar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Gjatë e konsideroi publikimin e të dhënave të ngjashme me “grusht shteti” pasi janë marrë tha ai të dhënë sensitive.

“Është si një grusht shteti, nuk ka nevojë të bëjë pushtim por të merr pikë kryesore”, tha z. Gjata.

Sipas tij “edhe një rast të kishte dalë është shkelje ligji” dhe “duhet të dëmshpërblejë qytetarin” për publikimin e të dhënave personale.

Ai shtoi se qeveria duhet të kishte nisur hetim me rastin e “Patronazhistëve” dhe kjo do të kishte parandaluar rrjedhjen e të dhënave të tjera.

Zjarr Tv Ad