Publikimi i raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për 25 prillin, reagon Ambasada Amerikane: Shqyrtoni rekomandimet që të përmirësoni zgjedhjet

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka reaguar ditën e sotme për sa i përket raportit përfundmitar të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ambasada e SHBA-ve nxit institucionet përkatëse të shqyrtojnë raportin në mënyrë që të përmirësojnë më tej zgjedhjet në Shqipëri.

“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruan Ambasada Amerikane.

Dy ditë më parë, OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundmitar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke vënë theksin te hetimi dhe ndëshkimi i shit-blerjes së votës, si edhe te ruajtja e të dhënave të qytetarëve.

Ndër të tjera, raporti thoshte se partia në pushtet ka pasur avantazh duke përdorur administratën shtetërore në favor të tyre. Një pikë e rëndësishme ishte dhe media, për të cilën kërkonte të lejohej të punonte e pavarur në fushatën e subjekteve politike.

 

Zjarr Tv Ad