Publikohen dëshmi të reja në lidhje me bandën e Habilajve në Shqipëri

0
238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një personi tjetër të arrestuar për trafik droge, i cili kishte lidhje me bandën e Habilajve në Shqipëri.

Shtetasi në fjalë është 47-vjeçari Antonio Riela, njëri ndër  blerësit kryesor të drogës që vinte nga Shqipëria. Sipas dëshmisë së tij, me bandën e shqiptarëve kishte bërë vetëm ujdi për çmimin e mallit, ku e shiste tek njerëzit më të besuar në Katania.

Riela kishte lidhje të ngushtë me Moisi Habilajn, kushëri me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në tetor të vitit 2017 u bë i mundur arrestimi, ndërsa kohët e fundit është publikuar dëshmia e tij, teksa nuk ka pranuar t’u jap shpjegime disa pyetjeve si përshembull, nuk ka pranuar të jap emrin e pronarit të magazinës në të cilën fshihte qindra kilogram drogë. Në dëshminë e 47-vjeçarit zbulohet me detaje se si të kryhej trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali.

“Moisiu më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur dhe një person i rëndësishëm në Shqipëri e lejonte që të eksportonte ngarkesa të mëdha të marijuanës. Ai e ka lejuar që të eksportojë këto ngarkesa të mëdha të marihuanës,” thotë Riela në dëshminë e tij. “ Më tha edhe emrin e këtij persona, – shton më tej ai,- por nuk më kujtohet.”

“Unë e shoqërova Moisi Habilajn tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania,. Unë nuk hyra, por e di se ato do të blinin bizhuteri dhe do të niseshin më pas për në Shqipëri. Ishte dhjetor 2013” thuhet më tej në dëshminë e Rielës. Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar dënimin me 15 vjet burg.

Në hetimin e dosjes së “Habilaj” u implikua dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor vendosi mbylljen e hetimit.

Sipas hetimeve u zbulua se, Tahiri nuk ishte i përfshirë në trafikun e drogës me grupin Habilaj dhe drejtësia italiane kërkoi të mos ngrejë më akuza ndaj ish-ministrit.

 

 

 

Zjarr Tv Ad