Publikohen formacionet zyrtare, trajneri i PARTIZANIT surprizon me 11-shen titullare

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partizani do të luajë kundër Qarabag në transfertë, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Champions League. Ky takim do të zhvillohet në orën 19:00 ndërsa tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Ashtu siç ishte përfolur edhe më parë, trajneri Franko Lerda ka lënë sërish jashtë Lorenc Trashin, por ka bërë një ndryshim të vetëm. Në vend të Mensah, do të luajë nga minuta e parë Solomon, një emër surprizë ky dhe një lojtar që nuk njihet nga sportdashësit shqiptar pasi është afruar në merkaton e verës tek të kuqtë.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës do të rreshtohet si takimi i parë i luajtur në “Selman Stërmasi”. Më poshtë njihuni me 11-shet titullare që kanë përzgjedhur të dy trajnerët.

QARABAG: Vagner, Ailton, Mammadov, Medvedev, Abdullayev, Michel, Romero, Sadygov, Zoubir, Ozobiç, Richard Almeida Trajner: Gurban Gurbanov

PARTIZANI: Hoxha, Hakaj, Belica, Bitri, Ibrahimi, Melo, Telushi, Mala, Solomon, Asani, Çinari Trajner: Franko Lerda

 

Zjarr Tv Ad