Publikohen shifrat/ Ja sa delegatë të degës PD në Devoll do të shkojnë në Kuvendin e Berishës

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike dega Devoll, ka publikuar emrat e delgatëve të cilët do të marrin pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Publikimi i emrave është bërë nga kryetar i degës PD Devoll, Arben Miza i cili tha se nga 106 delegatë kanë firmosur 71 prej tyre.

“Të gjithë demokratët e devollit ndihen tepër të sensibilizuar me dëshirën për tu bashkuar njëri me tjetrin vetëm për të qenë më të fortë dhe më të hapur. Demokratët e devollit kanë qenë ndër demokratët e parë që e kanë pritur këtë ndryshim, vetëm rezultatet që ata kanë dhënë në 8 vitet e fudnit nën drejtimin e kësaj force politike kanë qënë të tilla që ata kanë shprehur dëshirën e madhe që PD të jetë një forcë politike që të drejtojë vendin.

Demokratët e Devollit mbështesin Foltoren lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, me dëshirën e tyre të pa imponuar, unë si kryetar i PD të degës së devollit ndihem i detyruar nga anëtarësia e cila më detyron që ti përfaqësoj ata me dëshirat e tyre, jam pjesë e firmës për të mbështetur Kuvendin më 11 dhjetor”, tha Arben Miza.

Zjarr Tv Ad