Publikohet dokumentari që hedh dritë mbi abuzimet e Michael Jackson me fëmijët

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pothuajse 10 vite nga vdekja e Michael Jackson, një dokumentar që hedh dritë mbi akuzat e rënda të abuzimeve të tij me fëmijët do të shfaqet në Sundance 2019, më 25 janar. Producenti Dan Reed e ka quajtur dokumentarin  që zgjat 4 orë “Të largohesh nga askund” dhe në disa skena të produksionit thuhet se ylli i pop-it ka patur një lidhje të gjatë me dy fëmijë 7 dhe 10 vjeç. Ata sot janë 30 vjeç dhe kanë rrëfyer se Michael ka abuzuar seksualisht me ta, dhe atyre ju është dashur të jetojnë me këto kujtime të tmerrshme për gjatë gjithë këtyre viteve.

Këto nuk janë akuzat e vetme që bien mbi figurën e artistit të ndjerë, pasi në 2013-ën koregrafi Wade Robson ka rrëfyer se edhe ai është abuzuar nga Jackson kur ishte vetëm 7 vjeç.

Ndërsa dy vëllezër të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur pasi ata nuk duan të prishin imazhin e tyre, kanë treguar se gjithashtu kanë rënë pre e abuzimeve nga këngëtari.

Ndërkohë fansat dhe ata që e kanë adhuruar yllin e pop-it janë tejet të revoltuar që këto akzua dolën menjëherë pas vdekjes së tij, pasi sipas tyre nëse ka diçka të vërtetë në këto akuza, atëherë hetimet duhet të kishin filluar që kur ai ishte gjallë. Shumë prej tyre mendojnë se gjithçka bëhet për të hedhur baltë mbi figurën e Michael Jackson.

 

Zjarr Tv Ad