Publikohet lista me 22 më të kërkuarit në Dibër, mes tyre vrasës e trafikantë femrash

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit vijon të publikojë emrat e personave më të rrezikshëm dhe të shumëkërkuar në çdo qark, teksa këtë herë kë listuar 22 emra të këtij kontigjenti, në qarkun e Dibrës. Në publikimin në rrjetet sociale, Policia e Shtetit ka publikuar emrat, moshën, fotot dhe veprat penale të të shumëkërkuarve, ndërsa ka ftuar qytetarët të raportojnë mbi vendndodhjen e tyre. Mbi të shumëkërkuarit rëndojnë dënime me burg nga 5 vite, deri në 25 vite, ndërsa veprat penale janë të ndryshme si vrasje, grabitje me dhunë, abuzim seksual, etj. “Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”,- është apeli policisë.

Zjarr Tv Ad