Pas përgjimeve të publikuara një javë më parë lidhur një bisedë të zhvilluar mes kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me Altin Avdylajn (Niçja) një prej personave të arrestuar gjatë operacionit “Vol-vo 4″, emisioni ‘Të paekspozuarit” në News24 publikon sonte materiale të reja mbi dosjen 339. Bëhet fjalë për një përgjim të datës 20 shkurt të vitit 2017, saktësisht biseda është zhvilluar në orën 17:26.
Në përgjim sipas TPZ përfshihet kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin (niçja), dhe i premton se do t’i zgjidhë diçka, prandaj nuk duhet të merakoset. Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta.
PËRGJIMI:
0698967765: Hë Gjushi?
0692099300: Hë Niçe
0698967765: Hë vlla
0692099300: Hë se jam duke fol me atë, mos e ki merak, çke ti, o nesër…këto ditë do ta mbaroj unë mos e ki merak?
0698967765: E të lutem
0692099300: Ik pa merak