Publikohet skema/ Kusari: Ja sesi Basha po ndihmon Ramën për censurimin e gazetarëve: Kjo është shumë e rrezikshme

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarët në Shqipëri sot, janë më të rrezikuar nga censurimit. Kjo është evidentuar edhe nga Këshilltarja Ligjore pranë Qendrës Europiane për Liri të Medias dhe Shtypit, Flutura Kusari e cila ka folur në lidhje me situatën e gazetarëve shqiptarë në ditët aktuale.

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Kusari ka analizuar deklaratën e Ina Zhupës sipas së cilës PD ka nisur draftimin e një ligji që do të sigurojë statusin e gazetarit. Pra statusi i gazetarit nuk do të jetë më një profesion i lirë, por një profesion i rregulluar me ligj. Kusari shprehet se kjo iniciativë është shumë e rrezikshme “për shkak se jo vetëm që nuk do të ndihmojë gazetarët që t’u përmirësohen kushtet e punës por ajo do t’i zhveshë ata nga të drejtat që ata kanë”.

Postimi i Plotë nga Flutura Kusari:

Jam në një konferencë për siguri të gazetarëve në Tiranë, të organizuar nga projekti Jufrex në Shqipëri. Në konferencë, deputetja Ina Zhupa, anëtare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deklaroi se Partia Demokratike e Shqipërisë ka nisur draftimin e një ligji që do të sigurojë statusin e gazetarit. Për këtë temë kam dëgju moti dhe u interesova që ta kuptoj inicitativen duke folë me shumë gazetarët tërë javën. Ideja është e gabuar dhe jam absolutisht kundër kësaj iniciative të dëmshme.

Ideja e rregullimit të statusit është që profesioni i lirë i gazetarit të mos jetë më i lirë por të jetë profesion i rregulluar ligjerisht, sikur që është profesioni i mjekut, avokatit etj. Me këtë iniciativë do të themelohet Urdhëri i Gazetarëve (siç ekzistojnë Urdhëri i Faramcistëve, Mjekëve etj në Kosovë në vend të Urdhërit i quajmë Oda e Mjekëve/Faramacistëve etj) dhe gazetarët do të licensohen. Kjo iniciativë është jashtëzakonisht e rrezikshme për shkak se jo vetëm që nuk do të ndihmojë gazetarët që t’u përmirësohen kushtet e punës por ajo do t’i zhveshë ata nga të drejtat që ata kanë.

Asnjë shtet me demokraci të mirëfilltë nuk e rregullon me ligj statusin e gazetarit. Profesioni i gazetarit është e drejtë e njeriut që buron nga liria e shprehjes (e drejta për të marrë dhe shpërndarë informacione), ndërsa profesionet tjera si mjek, faramcist, avokat janë profesione të rregulluara me ligj. Statusi dhe licensa do t’i detyrojë gazetarët që të drejtën për të rregulluar veten (vetërregullimi/self regulation) t’ia transferojë me vetëdijë dhe qëllimisht shtetit. Rregullimi i profesionit do të përdoret për t’i kufizuar gazetarët, për t’ua ndaluar qasjen në informacione dhe konferenca shtypi, për t’i larguar ata nga puna. Lus gazetarët në Shqipëri që fuqimisht ta kundërshtojnë dhe të mos e mbështesin këtë iniciativë.

Zjarr Tv Ad