Publikuan fotot e trupit të Emiliano Sala në morg, dy të arrestuar

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një burrë dhe një grua janë arrestuar për publikimin online të fotove të trupit të Emiliano Sala në morg.

48-vjeçarja dhe 62-vjeçari morën fotot e mbetjeve të trupit të futbollistit  dhe i publikuan në internet.

Në foto ishin mbetjet e trupit të sulmuesit argjentinas në morgun Holly Tree Lodge në Bournemouth. Futbollisti vdiq në një aksident ajror.

Burri dhe gruaja, të dy nga Wiltshire, u arrestuan me dyshimin se në mënyrë të paautorizuar prekën materialet kompjuterike.

Trupi i Emiliano Salës u gjet mes mbetjeve të avionit në ishullin Guernsey në 6 shkurt, ndërsa ai i pilotit ende rezulton të jetë i zhdukur.

 

Zjarr Tv Ad