Pukë/ Rëndohet situata nga moti i keq, në terren vetëm një borëpastruese

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

1 Qyteti Pukë
Edhe gjatë mëngjesit së sotëm, vazhdon të ketë reshje të dendura bore, temperatura -7 gradë .

Energjia është pa ndërprerje.

Shkollat nuk vijojnë mësimin.

Probleme shëndetësore nuk janë raportuar.

Rrugët lokale janë të hapura pjesërisht të qarkullueshme.

Po ndërhyhet në mënyrë periodike për pastrimin e tyre, trashësia e borës në qytet kalon 70 cm.

2 Njësia Administrative Gjegjan

Shkollat nuk janë të hapura është pezulluar mësimi.

Energji nuk ka patur pa ndërprerje.

Probleme shëndetësore nuk janë raportuar

Rrugët rurale të kësaj njësie janë të bllokuara.

Po punohet me një mjet fadrome në rrugët e kësaj njesie.

3 Njësia Administrative Qelez                                                                  Shkollat nuk janë të hapura, është pezulluar mësimi, energji ka pasur pa ndërprerje.

Probleme shëndetësore nuk janë raportuar.

Në rrugën Qaf Qerreti – Qelez  angazhohet një mjet Fadrome për pastrimin e rrugës ku gjatë ditës së djeshme dhe natës së mbrëmshme është hapur 3 herë dhe bllokohet sërish nga reshjet e dendura dhe erërat e forta.

Rrugët lokale të kesaj njësie janë të blokuara

4 Njësia Administrative Luf – Qerret
Shkollat nuk janë të hapura, është pezulluar mësimi , energji elektrike ka pasur ndërprerje të herpashershme .

Nuk raportohet probleme shëndetsore.

Rrugët rurale të kësaj njësie janë të bllokuara.

 5 Njësia Administrative Rrapë.                                                       

Shkollat nuk janë hapur është pezulluar mësimi , energjia elektrike nuk ka pasur ndërprerje, nuk ka pasur problem shëndetësore, rrugët rurale janë të bllokuara.

Reshjet e borës vijojnë të dendura , temperaturat të ulëta.

Bashkia Pukë ka në dispozicion një fadromë dhe nje borëprastrues për nderhyrje në të gjitha rrugët që mund të ketë bllokime dhe një kamionçinë për kriposjen e rrugëve.

Aktualisht me një borëpastrues po mbahen nën kontroll rrugët urbane të qytetit Pukë dhe  me një fadromë po ndërhyhet në rrugën Qaf –Qerreti – Qelez.

Zjarr Tv Ad