Puna e një jetë u shkrumbua në disa minuta, digjet banesa në Maliq

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Puna e një jetë u shkrumbua në disa minuta. Shtëpia e familjes Mollaymeri në fshatin Vloçisht të Maliqit u dogj thuajse plotësish nga shpërthimi i një bombule gazi.

Ngjarja ndodhi paraditen e së premtes, kur zonja e Shtëpisë nisi të gatuante drekën.

Ajo tregon se as vetë nuk e kuptoi çfarë ndodhi vetëm kur pa që shtëpia mori flakë duke djegur dhe shkaktuar dëme.

Kryefamiljari Jazmiu në kohën kur ra zjarri ishte në një vdekje në fshat teksa e lajmëruan se po digjej shtëpia.

Ai vetë nuk mund të bënte asgjë pasi flakët ishin të mëdha.

Famirësisht nuk pati të lënduar.

Zjarr Tv Ad