“Punën që bëjnë femrat, zor se ja dalin meshkujt”, Artan Lame me mesazh për 8 Marsin: Ej ju, burrat e Kadastrës, sot në tavolinën e kolegeve tuaja duhet të ketë një lule

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame ka shpërndarë një mesazh të veçantë ne festën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se megjithëse jetojmë në epokën e barazisë gjinore me ligj, tek Kadastra del që është tejkaluar ky detyrim ligjor.

Ai thotë se kjo ka ndodhur pasi punën që e bëjnë femrat zor se e bëjnë meshkujt. Ndër të tjera ai u bën thirrje burrave të Kadastrës që sot në tavolinë e kolegeve të tyre të ketë një lule në shenjë falenderimi.

Postimi i plotë i Lames:

8 MARSI

Me terminologjinë moderne, mua i bie të më katalogojnë për “maskilist”, apo “burrë zamani” siç i thonin qëmoti. Burrë zamani i thënçin, se në punë jam i rrethuar nga gra e vajza, që nga rolet më të ulta në zyrën më të vogël në Tropojë, e deri tek nëndrejtorja e përgjithshme këtu në Tiranë.

Për më tepër, megjiithëse jetojmë në epokën e barazisë gjinore me ligj, jam i bindur që, nëse i bëjmë hesap, tek Kadastra do dalë që e kemi tejkaluar vetiu këtë detyrim ligjor.

Kjo sepse, atë punë që e bën femra shqiptare, zor se ja dalin meshkujt. Të punojnë para tastierës me orë e orë pa ndërprerje, të gjejnë zgjidhje për probleme të koklavitura, të durojnë edhe fjalë të rënda shpeshherë, të jepen pas punës shumë më tepër sesa pas klubit.

Pastaj çdo vit vjen një ditë që duhet ta pranojnë këtë gjë edhe zyrtarisht. Madje, jo vetëm ta pranojmë, por edhe ta shprehim kudo ku punon kokëulur një femër.

Ej ju, burrat e Kadastrës, sot në secilën tavolinë të kolegeve tuaja duhet të ketë një lule falenderimi për to!

Gëzuar 8 Marsin!

Në foto: Në Institutin e Ndërtimit, Tiranë 1980.

Zjarr Tv Ad