Punësimet masive në fushatë elektorale/ Gjykata i jep të drejtë PD, urdhëron Prokurorinë që të nisë menjëherë hetimet…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit në qytetin e Shkodrës, i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike, lidhur me akuzat e ngritura në Prokurori, për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit, Prokuororia do të duhet të fillojë hetimet dhe të thërrasë për të dëshmuar personat të cilët janë përgjegjës të punësimeve elektorale, me në krye Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani.

Ka qenë përfaqesuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, i cili në një prononcim për mediat, ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Gjithashtu, gjatë deklaratës së tij, Logu bëri me dije që ka prova të cilat implikojnë administratën e Bashkisë Vau Dejës, në këto punesime masive për fushaten elektorale të 25 Prillit dhe se të gjitha këto prova, do t’i vendosen në dispozicion Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad