Punëtori stakon HEC-in privat, pa drita 4 fshatra të Malësisë së Madhe! Prokuroria nis hetimet

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një rast i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Malësinë e Madhe, banorët e të cilëve kanë mbetur pa energji elektrike. Punëtori i turnit ka stakuar HEC-in privat, arsyet e të cilit po hetohen nga prokuroria.

Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan dje për afro 7 orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari. Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, mbetën pa furnizim zonat e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Kir, përfshi dhe zonën turistike të Thethit.

Të gjendur para kësaj situate, drejtoria e OSSH Rajoni Shkodër mundësoi furnizimin e zonës, përfshi dhe Thethin me anë të linjës dytësore nga NST Shkodra1. Sakaq, sot paradite është bërë e mundur furnizimi nga HEC Ndërlysë.

Zjarr Tv Ad