“Punimet në tunelin e Skërficës drejt përfundimit”, Rama: Rruga e re Kardhiq-Delvinë do shkurtojë kohën e udhëtimit drejt Sarandës

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me tunelin e Skërficës, teksa thotë se punimet janë drejt përfundimit.

Rama me anë të një postimi  në rrjetet socialee shkruan se rruga e re Kardhiq-Delvinë do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, ndërsa do të shkurtohet koha e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.

“Mirëmëngjes dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad