35.8 milion euro ,në një gjatësi prej rreth 29 km.
Punimet për bay-passin e Vlorës kanë ristartuar sërish. Bëhet fjalë për një investim që nis në fundin e autostradës Vlorë-Levan dhe përfundon në Orikum, duke zgjidhur një nga problematikat me të cilat haset qyteti i Vlorës gjatë sezonit turistik, kryesisht me qarkullimin. Punimet për bay-passin e Vlorës të nisura nga ish-kompania italiane Serenissima duhej të përfundonin në vitin 2017,por pas problematikave të kësaj kompanie me pagesat punimet u ndërprenë. Në terren tashmë gjithcka ka rinisur prej muajit janar 2019 dhe kanë një afat dy vjecar deri në fund të muajit shkurt 2021.
Firma fituese e tenderit është tashmë Gener 2, ndërsa drejtori kantierit Klodian Goxharaj konfirmon se punimet janë duke u kryer në tre fronte , ndërsa bëhet fjalë për një investim që do të zgjidhë një nga problematikat kryesore në jug të vendit, të lidhura kryesisht me problemet e qarkullimit.
Goxharaj konfirmon se problemet kryesore lidhen me varrezat në fshatin Babicë, zonën arkeologjike në kaninë, por edhe shpronësimet e banorëve, situata të cilat janë duke marrë zgjidhje, me qëllimin që punimet të vijojnë pa ndërprerje
Ish kompania italiane Serenisima fituese e pare e tenderit për këto punime, i ndërpreu punimet prej fillimit të vitit 2017, për shkak të problemit me pagesat për nënkontraktorët, por edhe problemin e shpronësimeve.
Ndërsa tashmë punimet kanë rinisur sërish, me një projekt që pritej të përfundonte në fund të vitit 2017, por tashmë do të jetë gati rreth katër vjet më vonë, nga afati i parë i përcaktuar